Kalo te menuja
Logo e BesëlidhjesBesëlidhjaRestorant Katering Pasticeri

Restorant, pastiçeri dhe catering në Lezhë

Një shije që flet vetë.

Nga gatimet e shijshme te tortat e personalizuara për çdo festë, cilësia dhe përkushtimi janë në çdo detaj.

Porosit një tortë →
Tavolinë me supë, sallatë, fruta deti, caprese dhe ëmbëlsirë në Restorant Besëlidhja
Rreth nesh

Restorant Besëlidhja – Shija, Tradita dhe Cilësia në Lezhë

Tavolinë me supë, sallatë, fruta deti, caprese dhe ëmbëlsirë në Restorant Besëlidhja

Mirë se vini në Restorant Besëlidhja, një nga emrat më të njohur të gastronomisë në Lezhë, ku tradita, cilësia dhe shija e mirë bashkohen në çdo pjatë.

Në zemër të Lezhës, Restorant Besëlidhja ju sjell një eksperiencë autentike shqiptare, me ushqime të përgatitura me kujdes, produkte cilësore dhe receta tradicionale që ruajnë shijen e kuzhinës së mirë. Nga gatimet tradicionale shqiptare te pjatat e preferuara moderne, menuja jonë është krijuar për t’iu përshtatur çdo shijeje.

Shije që flasin vetë!

Cilësia jonë nis nga përzgjedhja e produkteve dhe vazhdon me mënyrën e përgatitjes. Çdo pjatë përgatitet me përkushtim, duke i kushtuar rëndësi shijes, freskisë dhe paraqitjes.

Prej vitesh, Restorant Besëlidhja në Lezhë është zgjedhja juaj e preferuar. Për ne, kënaqësia e klientit është prioritet dhe puna jonë flet vetë.

Restorant Besëlidhja – tradita e shijes, cilësia që nuk komprometohet.
Dy adresa, një familje: restoranti në Bulevardin Gjergj Fishta dhe pastiçeria përballë Jumbos.Si të na gjeni

Torta me porosi në Lezhë për çdo festë

Përveç ushqimeve të shijshme, ne ofrojmë edhe torta dhe ëmbëlsira të përgatitura me kujdes, perfekte për ditëlindje, festa dhe çdo moment që meriton të festohet. Dasma e fejesa, ditëlindje, pagëzime apo thjesht një fundjavë me familjen: na tregoni festën, ne e bëjmë tortën sipas dëshirës suaj.

Dasma dhe fejesaDitëlindjeTorta me frutaMinitortaBow cakesTorta fetareRed VelvetBakllava

Porositeni tortën në WhatsApp ose në Instagram. Na tregoni datën, numrin e të ftuarve dhe idenë tuaj.

Festa në lokal dhe catering jashtë

Restorant Besëlidhja është zgjedhja ideale për dreka dhe darka familjare, takime me miq, festa, evente dhe momente të veçanta. Në sallën tonë organizojmë fejesa, ditëlindje, party dhe evente familjare, me tavolina të shtruara, dekor me lule dhe menu sipas dëshirës suaj. E nëse festa bëhet diku tjetër, catering-u ynë vjen te ju.

FejesaDitëlindjePartyPagëzimeEvente familjare
Dekor me lule dhe drita për një fejesë në sallën e BesëlidhjesTavolinë e gjatë me lule të bardha dhe qirinjTavolina të shtruara me antipastaSalla e restorantit gati për një eventTavolina të shtruara për një festë familjareFestë ditëlindjeje me balona dhe dekor me dritaSalla e dekoruar për një ditëlindjeTavolinë e gjatë me peceta të kuqeTavolinë e shtruar pranë dritaresTavolinë me gota dhe pasqyrë në sallëTavolina pranë xhamave me pamje nga jashtëTavolinë e shtruar me lule në tarracë

Catering sipas dëshirës dhe kërkesës tuaj!

Çdo detaj përgatitet me kujdes, sipas shijes dhe kërkesave tuaja. Nga ushqimet e shijshme te ëmbëlsirat dhe tortat, ne kujdesemi që çdo porosi të jetë pikërisht ashtu siç e dëshironi. 🤍

Ju kërkoni, ne e realizojmë!
Cilësi, shije dhe përkushtim në çdo porosi. 🍰✨

Tavolinë e shtruar në kopsht me trëndafila të bardhë dhe antipastaBufe e gjatë në tarracë me antipasta dhe sallataRolls, pjepër dhe petulla në tabaka ariBufe me byrekë dhe antipasta në sallëKanoila, kroasante dhe kek çokollate për festëËmbëlsira pastiçerie në një tavolinë festeBufe me pica, bruschetta dhe rolls

Na vizitoni në Lezhë

Nëse kërkoni një restorant të mirë në Lezhë, ushqim të shijshëm, gatime tradicionale shqiptare, ëmbëlsira dhe një ambient ku mikpritja ndihet në çdo detaj, Restorant Besëlidhja ju mirëpret.

RestorantiBulevardi Gjergj Fishta, LezhëE hënë – e shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: pushim
Hap në Google Maps
PastiçeriaRruga Papa Gjon Pali II, përballë Jumbos, LezhëE hënë – e diel: 07:00 – 21:00Hap në Google Maps